“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Malik ibn Evsi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Këmbimi i grurit me grurë konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë më dorë në sasi të barabartë; (këmbimi) i elbit me elb konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë; (këmbimi) i hurmave me hurma konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë.””