“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga ibn Shihabi se Malik ibn Evsi, i cili kërkoi t'i këmbejë njëqind dinarë, tregon: “Talha ibn Ubejdullahu më thirri dhe biseduam derisa m'i këmbeu monedhat, pastaj e mori arin, të cilin e rrotullonte në duar, dhe më tha: “Prit derisa të vijë punëtori i depos nga Gabja.” Teksa po i dëgjonte të gjitha këto, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: Betohem në Allahun se nuk do të ndahesh prej tij derisa ta marrësh këmbimin (që të takon). I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Këmbimi i arit me ar konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë më dorë në sasi të barabartë; (këmbimi) i grurit me grurë konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë; (këmbimi) i elbit me elb konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë dhe (këmbimi) i hurmave me hurma konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë.””