“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ismail ibn Uleje, e këtij i ka treguar Jahja ibn Is'haku, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Bekrete se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e shitni arin me ar, përveç në sasi të njëjtë, e as argjendin me argjend, përveç në sasi të njëjtë. Ndërkaq, arin me argjend ose argjendin me ar shiteni si të doni.””