“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka rrëfyer Is'haku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa një beduin duke urinuar në xhami, e në atë rast tha: “Lëreni!” Pasi e kreu urinimin, Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë, të cilin e derdhi në vendin ku kishte urinuar.”