“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë një beduin urinoi në xhami, andaj njerëzit e qortuan ashpër. Pejgamberi ﷺ u tha: “Lëreni (të kryejë nevojën) , e mbi vendin e urinuar derdhni një enë me ujë, - ose u tha: një kovë me ujë, - sepse ju jeni dërguar për t'i lehtësuar gjërat, e jo për t'i vështirësuar.””