“Ebu Velid Hisham ibn Abdulmeliku na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Muxhahidi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Po qëndroja te Pejgamberi ﷺ teksa hante koçan të pemës së hurmës, kur tha: “Është një pemë që i ngjan besimtarit.” Desha të thosha se është fjala për pemën e hurmës, por vërejta se isha më i riu në mesin e të gjithëve. Atëherë Pejgamberi ﷺ vijoi: “Fjala është për pemën e hurmës.””