“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Tajba i bëri hixhame të Dërguarit të Allahut ﷺ, kështu që i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi t'i jepej një saë hurma dhe porositi pronarët e Ebu Tajbës t'ia lehtësonin atij taksat ditore (sepse ishte rob dhe shërbëtor).”