“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hinda, nëna e Muaviut, i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Ebu Sufjani është dorështrënguar, andaj a kam mëkat nëse marr prej pasurisë së tij fshehtazi?” Ai iu përgjigj: “Merr për vete dhe fëmijët e tu aq sa ju mjafton, pa e tepruar.””