“Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Ibn Numejri, e këtij i ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka treguar Muhamedi, e ky e ka dëgjuar Othman ibn Ferkadin, e ky e ka dëgjuar Hisham ibn Urven, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Kush është pasanik, le të përmbahet në marrjen e pasurisë së tyre e, në qoftë se është i varfër, le të harxhojë aq sa është e domosdoshme sipas zakonit... ”, (Nisa, 6) ka thënë: “Ka zbritur për kujdestarin e jetimit, i cili kujdeset vazhdimisht për të dhe ia ruan pasurinë. Nëse është i varfër, le të harxhojë prej pasurisë së tij aq sa është e domosdoshme, pa e tepruar.””