“Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka dhënë përparësi blerjeje ortakut në çdo pasuri të përbashkët (të pandarë), porse, kur vendosen kufijtë dhe ndahen rrugët, për ortakun nuk ka përparësi blerjeje.”