“Muhamed ibn Mahbubi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka dhënë përparësi blerjeje ortakut në çdo pasuri të përbashkët të pandarë, porse, kur vendosen kufijtë dhe ndahen rrugët, për ortakun nuk ka përparësi blerjeje. Musededi na ka thënë: “Këtë na e ka treguar Abdulvahidi, porse ka thënë: “Në çdo gjë të pandarë.” Hishami nga Mameri e ka fuqizuar (transmetimin e) Abdulvahidit. Abdurrezaku ka thënë: “Në çdo pasuri.” Këtë e transmeton Abdurrahman ibn Is'haku nga Zuhriu.”