“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se iu drejtua Pejgamberit ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, a do të shpërblehem për punët e mira që i kam vepruar në periudhën paraislame, bie fjala, për mbajtjen e lidhjeve farefisnore, lirimin e robërve dhe lëmoshën?” - “Në Islam ke hyrë bashkë me veprat e mira të së kaluarës”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”