“Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë një deleje të ngordhur dhe tha: - “Vallë, pse nuk e shfrytëzoni lëkurën e saj të regjur?” - Është ngordhësirë, - i thanë. - “Është ndaluar (vetëm) ngrënia e saj”, - u tha Pejgamberi ﷺ.”