“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Lejthiu, e ky nga Seidi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Nëse bëhet e qartë se robëresha ka bërë zina, zotëria le t'ia zbatojë ndëshkimin me kamxhik, por të mos e qortojë. Nëse bën zina për së dyti, le t'ia zbatojë dënimin, por të mos e qortojë. Nëse bën zina për së treti, le ta shesë, qoftë dhe për një litar leshi.””