“Abdulgafar ibn Davudi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Amër ibn Ebu Amri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Hajber dhe Allahu ia mundësoi çlirimin e kështjellës, ia përmendën bukurinë e Safije bint Hujej ibn Ahtabit, së cilës i ishte vrarë bashkëshorti në natën e nusërisë. I Dërguari i Allahut ﷺ e zgjodhi për vete dhe, kur shkuam në Sed Revha, ajo u pastrua prej menstruacioneve, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ hyri dhëndër tek ajo. Pastaj përgatitën një kombinim ushqimesh në një enë prej lëkure dhe i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Thirri ata që i ke afër (për të ngrënë) .” Kjo ka qenë gostia martesore e të Dërguarit të Allahut ﷺ për Safijën, pastaj u nisëm për Medinë. E pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ të shtronte një rrobë mbi shpinë të devesë, pastaj ulej pranë devesë dhe e vendoste këmbën ashtu që Safija të hipte në deve duke vendosur këmbën mbi gjurin e tij.”