“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ata ibn Ebu Rebahu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se, në Vitin e Çlirimit, e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ në Mekë duke thënë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve.” - O i Dërguari i Allahut, po dhjami i ngordhësirës? Me të lyhen anijet, i lyejmë lëkurat dhe njerëzit e përdorin për ndriçim, - e pyetën disa. - “Jo , ai është i ndaluar”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ dhe vazhdoi: - “Allahu i vraftë hebrenjtë! Kur Allahu ua ndaloi dhjamin e ngordhësirave, ata e shkrinë, e shitën dhe e shfrytëzuan fitimin.” Ebu Asimi ka thënë: “Na ka treguar Abdulhamidi, e këtij i ka treguar Jezidi se Atai i ka shkruar: “E kam dëgjuar Xhabirin duke e transmetuar nga Pejgamberi ﷺ.””