“Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibrahim ibn Mejsera se Amër ibn Sheridi tregon: “Shkova te Sad ibn Ebu Vekasi, ku erdhi edhe Misver ibn Mahremi, i cili ma vendosi dorën mbi njërin sup. Pastaj erdhi edhe Ebu Rafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i çrobëruari i Pejgamberit ﷺ, dhe tha: - O Sad, bliji dy shtëpitë e mia që ndodhen në oborrin tënd. - Betohem në Allahun se nuk mund t'i blej, - i tha Sadi. - Betohem në Allahun se do t'i blesh, - ndërhyri Misveri. - Betohem në Allahun se nuk mund të të jap më shumë se katër mijë (mithkalë 1 ) me këste, - iu përgjigj Sadi. - Për këto shtëpi m'i kanë ofruar pesëqind dinarë, ama, sikur të mos e kisha dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Fqinji ka përparësi (blerjeje) në truallin përreth tij” , nuk do të ta kisha dhënë me katër mijë (mithkalë), për sa kohë që dikush tjetër m'i ka ofruar pesëqind dinarë, - i tha Ebu Rafiu dhe ia shiti.”