“Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe. [t]: Ali ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Shebabe, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Imrani, e ky e ka dëgjuar Talha ibn Abdullahun se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, i kam dy fqinjë, por cilit prej tyre t'i dërgoj dhuratë?” - “Atij, derën e të cilit e ke më afër.””