“Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dhe Ebu Bekri punësuan një burrë të familjes së Abd ibn Adijit nga fisi benu dil si udhërrëfyes, i cili ishte në fenë e jobesimtarëve kurejshë dhe ishte besatuar me familjen e As ibn Vailit, andaj i besuan. Ia dhanë devetë e tyre dhe lanë takimin në shpellën Theur, pas tri netësh. Në mëngjesin e natës së tretë ua solli devetë dhe u nisën për rrugë së bashku me Amir ibn Fuhejrën dhe udhërrëfyesin nga fisi dil. Ai i dërgoi nga poshtë Mekës, rrugës së bregdetit.”