“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ebu Bekri punësuan një burrë të fisit benu dil si udhërrëfyes, edhe pse ishte në fenë e jobesimtarëve kurejshë. Kështu, ia dorëzuan devetë e tyre dhe lanë takim në shpellën Theur, pas tri netësh. Në mëngjesin e natës së tretë ai erdhi së bashku me devetë e tyre.””