“Seid ibn Jahja ibn Seidi më ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Shekiku se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ na urdhëronte të jepnim sadaka, kishte raste kur ndokush shkonte në treg për të punuar si hamall dhe fitonte dy grushte ushqim (për t'i dhuruar sadaka). Ndërkaq, sot, disa prej tyre posedojnë njëqind mijë dinarë. Shekiku thotë: “E dinim mirë se e kishte fjalën për vetveten.””