“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar të blihen mallrat prej karvanëve para se të arrijnë në treg dhe që vendasi të shesë për jabanxhiun (i cili nuk e njeh tregun vendas). Tavusi thotë: “E pyeta Ibn Abasin: “Ç'do të thotë: “Vendasi të mos shesë për jabanxhiun” ? Ai tha: “Të mos i bëhet komisionar.””