“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Para Islamit kam qenë farkëtar tek As ibn Vaili. Kështu, shkova t'ia kërkoja paratë që m'i kishte borxh për punën e bërë. Ai më tha: - Nuk t'i jap derisa ta mohosh Muhamedin. - Betohem në Allahun se nuk e bëj derisa të vdesësh e të ngjallesh sërish, - ia ktheva. - Të vdes dhe të ringjallem? - Po, - i thashë. - E po mirë, mbase atëherë do të kem pasuri e djem, kështu që ta kthej borxhin, - tha As ibn Vaili. Atëherë zbriti ajeti: “Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët?!” (Merjem, 77)”