“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Tajba i bëri hixhame të Dërguarit të Allahut ﷺ, kështu që Pejgamberi ﷺ urdhëroi t'i jepej një ose dy saë hurma dhe e porositi familjen e Ebu Tajbës që t'ia lehtësonin atij taksat ditore (sepse ishte rob dhe shërbëtor).”