“Ebu Zinadi transmeton nga Muhamed ibn Hamza ibn Amër Eslemiu, e ky nga babai i tij se Hamza ibn Amri rrëfen se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e dërgoi atë për ta mbledhur zekatin, ku (mori vesh se) një person kishte bërë zina me robëreshën e bashkëshortes së vet, por Omeri tashmë ia kishte zbatuar dënimin me njëqind goditje. Andaj, Hamzai u kthye tek Omeri me disa garantues të burrit në fjalë (për ta vërtetuar lajmin e dënimit). Omeri ua vërtetoi fjalët garantuesve dhe i tregoi Hamzait se, personin që kishte bërë zina, e kishte arsyetuar me padituri. Xheriri dhe Eshathi, përkitazi me renegatët, i thanë Abdullah ibn Mesudit: “Kërkoju që të pendohen dhe kërkoju garantues.” Kështu, ata u penduan dhe të afërmit e tyre u bënë garantues të tyre. Hamadi ka thënë: “Atij që garanton për ndonjë kafshë, që më pas ngordh, nuk i obligohet asgjë për shpagim.” Ndërkaq, Hakemi thotë se i obligohet shpagimi.”