“Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Idrisi, e ky nga Talha ibn Musarrifi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Ne kemi caktuar trashëgimtarë për çdo gjë (pasuri)...”, (Nisa, 33) ka thënë: “Kur muhaxhirët erdhën në Medinë te Pejgamberi ﷺ, i trashëgonin ensarët pa pasur lidhje gjaku, për shkak të vëllazërimit që Pejgamberi ﷺ ua kishte bërë mes vete. Mirëpo, zbritja e ajetit: “Ne kemi caktuar trashëgimtarë për çdo gjë (pasuri)...” (Nisa, 33) e shfuqizoi këtë dispozitë, pastaj Allahu i Madhërishëm tha: “... ndërsa atyre me të cilët keni bërë marrëveshje... ” (Nisa, 33) Pra, trashëgimia është shfuqizuar, kurse përkrahja fizike, ekonomike dhe morale vazhdojnë edhe më tutje. Edhe pse nuk trashëgonin, mund t'u lihej testament.”