“Ebu Asimi na ka treguar nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberit ﷺ i sollën një xhenaze për t'ia falur namazin, e në atë rast ai pyeti: - “Mos vallë ka ndonjë borxh?” - Jo, - i thanë. Andaj ia fali namazin. Pastaj sollën një xhenaze tjetër, e ai pyeti: - “Mos vallë ka ndonjë borxh?” - Po, - i thanë. - “Ju faljani namazin shokut tuaj”, - tha Pejgamberi ﷺ. Sakaq Ebu Katadja ndërhyri dhe tha: “Unë po e shlyej borxhin e tij, o i Dërguari i Allahut.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ ia fali namazin.”