“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky e ka dëgjuar Muhamed ibn Aliun se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur ta merrnim pasurinë e Bahrejnit, do të të jepja kaq, kaq e kaq.” Por, - vazhdon Xhabiri, - pasurinë e Bahrejnit nuk e morëm derisa vdiq Pejgamberi ﷺ. Kur e morëm atë, Ebu Bekri dërgoi lajmëtarë dhe tha: “Ai të cilit Pejgamberi ﷺ i ka premtuar diç ose i ka pasur borxh, le të vijë.” Unë shkova dhe i thashë: “Pejgamberi ﷺ më ka thënë kështu e kështu.” Atëherë, ai i mbushi dy grushte dhe m'i dha. Kur i numërova, më dolën pesëqind (dinarë), pastaj më tha: “Merre edhe dyfishin e saj.””