“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i sillnin ndonjë xhenaze që kishte borxh, pyeste: “A ka lënë pasuri të mjaftueshme për ta kthyer borxhin?” Nëse i thoshin se ka lënë pasuri për ta kthyer borxhin, ia falte namazin, përndryshe u thoshte muslimanëve: “Ju faljani namazin shokut tuaj.” Kur Allahu ia mundësoi çlirimin e vendeve të ndryshme, tha: “Unë jam më parësor për besimtarët sesa ata për veten e tyre. Andaj, nëse një besimtar vdes dhe pas vetes lë ndonjë borxh, mua më takon t'ia shlyej borxhin, e, kush lë pasuri, ajo u takon trashëgimtarëve të tij.””