“Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezidi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i dha ca dele atij për t'i ndarë mes sahabëve dhe, në fund, teproi një qengj. Kur ia përmenda Pejgamberit ﷺ, më tha: “There kurban për vete.””