“Is'hak ibn Ibrahimi na ka treguar se e ka dëgjuar Mutemirin, e këtë e ka lajmëruar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu, e ky e ka dëgjuar djalin e Kab ibn Malikut se babai i tij Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kishin pasur disa dele që kullotnin në kodrën Selë (në Medinë). Një robëreshë jona pa se një dele po ngordhte, andaj theu një gur dhe e theri delen me të. Atëherë Kabi tha: “Mos e hani derisa ta pyes Pejgamberin ﷺ ose të dërgoj dikë që ta pyes. Pasi e pyeti, Pejgamberi ﷺ i tha që ta hajë.” Ubejdullahu thotë: “Më pëlqen fakti se, ndonëse ajo ka qenë robëreshë, ka therur.” Abde nga Ubejdullahu (transmetimin e) Mutemirit e fuqizon.”