“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Seleme, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i kishte borxh dikujt një deve. Ai erdhi t'ia kërkojë borxhin dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Jepjani (një deve) !” Kërkuan, por nuk gjetën deve të moshës së njëjtë, përveç një vit më të madhe. Pejgamberi ﷺ tha: “Jepjani atë!” Personi në fjalë tha: “Ma ktheve hakun tim tërësisht, Allahu ta ktheftë me të mirë!” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Më i miri prej jush është ai që e kthen huan në formën më të mirë.””