“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Seleme ibn Kuhejli, e ky e ka dëgjuar Ebu Seleme ibn Abdurrahmanin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ duke kërkuar me ashpërsi t'i kthente një borxh. Sahabët deshën ta kapin, por i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Lëreni, sepse huadhënësi ka të drejtë të kërkojë borxhin e tij sa herë të dojë.” Pastaj tha: - “Jepjani një deve të moshës së njëjtë, sikur deveja e tij.” - O i Dërguari i Allahut, nuk po gjejmë tjetër përveçse më të madhe (në moshë), - i thanë. - “Jepjani atë , ngase më i miri prej jush është ai që e kthen huan në formën më të mirë.””