“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, po ta dhuroj veten time (që të më martosh).” Sakaq, një burrë i tha Pejgamberit ﷺ: “Martoje me mua!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Po të martojmë me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh prej Kuranit.””