“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane. [t]: Abdurrahman ibn Mubareku më ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo musliman që mbjell pemë ose bimë, prej së cilës ha ndonjë shpend, njeri a bagëti, i llogaritet si sadaka.” Muslimi ka thënë: “Na ka treguar Ebani, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enesi nga Pejgamberi ﷺ.””