“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Salimi Himsiu, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Zijad Elhani se Ebu Umame Bahiliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) pa një parmendë ose një mjet bujqësor dhe tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Në atë shtëpi që hyn kjo , Allahu e fut nënçmimin.” 1 Muhamedi ka thënë: “Emri i Ebu Umames është Sudej ibn Axhlani.””