“Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që mban qen, shpërblimi i veprave i pakësohet çdo ditë nga një kirat, përveç qenit për bujqësi ose bagëti.” Ibn Sirini dhe Ebu Salihu transmetojnë nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “... përveç qenit të bagëtisë, bujqësisë dhe gjuetisë.” Ebu Hazimi transmeton nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “... përveç qenit të bagëtisë dhe gjuetisë.””