“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jezid ibn Husajfe, e këtij i ka treguar Saib ibn Jezidi se Sufjan ibn Ebu Zuhejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - pjesëtar i fisit ezd shenue, një prej shokëve të Pejgamberit ﷺ, - tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Atij që mban qen, që nuk i hyn në punë as për bujqësi e as për bagëti, shpërblimi i veprave i pakësohet çdo ditë nga një kirat.” - Vallë, vetë ti e ke dëgjuar këtë prej të Dërguarit të Allahut ﷺ? - pyeti Saib ibn Jezidi. - Po, betohem në Zotin e kësaj xhamie, - ia ktheu Sufjani.”