“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Seidi, e ky nga Handhale ibn Kajs Ensariu se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne (ensarët) kishim më së shumti të mbjella nga të gjithë banorët e Medinës. E jepnim arën me qira në këmbim të produkteve të një pjese nga po e njëjta arë, e pjesa tjetër rezervohej për pronarin e arës. Por, kishte raste kur mu ajo pjesë prishej, kurse pjesa tjetër e arës shpëtonte, dhe anasjelltas, ara (e qiraxhiut) prishej, kurse pjesa e rezervuar për pronarin shpëtonte. Kështu, Pejgamberi ﷺ na ndaloi këtë praktikë, ndërkaq ari dhe argjendi atëkohë nuk përdoreshin për qira.””