“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ua ka lënë hebrenjve Hajberin për shfrytëzim në këmbim të gjysmës së produkteve të frutave dhe të të mbjellave. Grave të veta ua jepte njëqind evsukë: tetëdhjetë me hurma dhe njëzet me elb. Kur Omeri e ndau Hajberin, gratë e Pejgamberit ﷺ i la të zgjidhnin nëse dëshironin tokë dhe çfarë ka në të, apo dëshironin të vazhdonin të merrnin produkte të gatshme. Disa prej tyre zgjodhën tokën, disa të tjera zgjodhën produktet e gatshme. Aishja zgjodhi marrjen e tokës.”