“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Jahjai, e ky e ka dëgjuar Handhale Zurakiun se Rafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne (ensarët) kishim më së shumti të mbjella nga të gjithë banorët e Medinës. Nganjëherë e jepnim arën me qira dhe thoshim: “Prodhimet e kësaj pjese të arës më takojnë mua, kurse prodhimet e pjesës tjetër të saj të takojnë ty.” Kishte raste kur njëra pjesë nxirrte prodhime, kurse tjetra jo. Andaj, Pejgamberi ﷺ ua ndaloi një veprim të tillë.”