“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Xhaferi, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahmani, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e ngjall një tokë pa pronar, bëhet pronar i saj.” Urve ka thënë: “Kështu ka gjykuar Omeri gjatë hilafetit të vet.””