“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Salim ibn Abdullah ibn Omeri se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa ëndërr teksa ishte në vendpushimin e tij në Dhul Hulejfe, në mes të luginës, se meleku i tha: “Tani ndodhesh në Bat'hanë e bekuar.” Musai thotë: “Salimi ndalej për të pushuar në të njëjtin vend ku ndalej Abdullah ibn Omeri, i cili synonte vendpushimin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, që ndodhej poshtë xhamisë, në mes të luginës, diku mes xhamisë dhe rrugës.””