“Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilali. [t]: Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Fulejhu, e ky nga Hilal ibn Aliu, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë Pejgamberi ﷺ, teksa po rrëfente një hadith në prani të një beduini, tha: “Një burrë nga banorët e Xhenetit i kërkoi leje Zotit të vet për të mbjellë e në atë rast Ai i tha: - A nuk ndodhesh në mesin e gjërave që t'i ka ëndja? - Po, por kam dëshirë të mbjell, - i tha robi. Pastaj filloi ta hedhë farën. Kështu, mbirja, rritja dhe korrja (e së mbjellës) ia tejkaluan lëvizjes së qerpikut, saqë u rritën sa kodra. Allahu i tha: “Ja, merre, o biri i Ademit, se ty nuk të ngop asgjë.” Beduini tha: “Betohem në Allahun se ky, ose është kurejsh, ose ensar, sepse ne (beduinët) nuk jemi njerëz të të mbjellave.” Sakaq Pejgamberi ﷺ qeshi.”