“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakubi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Xhumave gëzoheshim përherë. Kishim një plakë e cila merrte ca rrënjë spinaqi, që e mbillnim përreth përrenjve tanë, i vendoste në një kusi së bashku me disa kokrra elbi, - kujtoj se ka thënë: pa i shtuar dhjamë e as yndyrë mishi. - Pasi e falnim xhumanë, e vizitonim, e ajo na sillte ushqimin në fjalë, gjë për të cilën i gëzoheshim ditës së premte. Nuk hanim drekë e as dremitnim, përveçse pas xhumasë.””