“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Zijadi, e ky nga Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Salihun se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Tre persona Allahu nuk i shikon Ditën e Gjykimit e nuk i pastron, por i dënon dhembshëm: 1. Atë që posedon ujë me tepricë përreth rrugës, por e pengon udhëtarin që të pijë; 2. Atë që i besatohet një prijësi për interes të dynjasë: nëse i jep pasuri, kënaqet, e, nëse nuk i jep, hidhërohet, 3. Atë që e ekspozon produktin pas ikindisë e thotë: “Betohem në Allahun, përveç të Cilit s'ka të adhuruar të denjë, se më kanë ofruar kaq e aq (çmim më të lartë) ”, ndërsa tjetri i beson.” Pastaj e lexoi ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël...” (Ali Imran, 77)”