“2359, 2360 - Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë ensar e paditi Zubejrin te Pejgamberi ﷺ për vadën e ujit me të cilën i ujitnin hurmat. Ensariu i thoshte: “Lëshoje ujin të rrjedhë!”, por ai refuzonte, andaj e paditi te Pejgamberi ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha Zubejrit: “O Zubejr, ujite kopshtin tënd, pastaj ujin lëshoja fqinjit.” Por, ensariu u nevrikos dhe tha: “A pse është djali hallës sate?” Sakaq të Dërguarit të Allahut ﷺ i ndryshoi fytyra dhe tha: “Zubejr, ujite kopshtin tënd dhe bllokoje ujin derisa kopshti të ngopet mirë!” Zubejri thotë: “Betohem në Allahun se mendoj që ajeti në vijim ka zbritur për këtë rast: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjykues për kundërshtitë mes tyre...” (Nisa, 65) Muhamed ibn Abasi ka thënë: “Ebu Abdullahu ka thënë: “Askush tjetër nuk e përmend Urven si transmetues nga Abdullahu, përveç Lejthiut.””