“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Urve tregon: “Zubejri u zu me një burrë ensar dhe Pejgamberi ﷺ i tha: “O Zubejr, ujite kopshtin, pastaj lëshoje ujin!” - Ngaqë është djali i hallës sate? - i tha ensariu. Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Zubejr, ujite kopshtin derisa të ngopet mirë, pastaj lëshoje ujin!” Zubejri thotë: “Mendoj se ajeti në vijim ka zbritur për këtë rast: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjykues për kundërshtitë mes tyre... ” (Nisa, 65)”