“Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Nafi ibn Omeri, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e fali namazin e eklipsit dhe tha: “M'u afrua Zjarri saqë thashë: “Zoti im! A edhe unë jam me ta?” Aty pashë një grua, - kujtoj se ka thënë: të cilën një mace e çirrte me thonj - . Thashë: “Ç'është puna e kësaj?” Më thanë: “E ka ngujuar macen derisa ka ngordhur nga uria.””