“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa një burrë ishte duke ecur, e mori etja fort, andaj zbriti në një pus dhe piu ujë. Kur doli nga pusi, pa një qen duke dihatur me gjuhën jashtë, saqë hante dhé nga etja. Atëherë tha me vete: “E paska marrë etja siç më pati marrë mua.” Kështu, këpucën e mbushi me ujë, e kapi me dhëmbë dhe u ngjit sipër pusit, që t'i jepte qenit për të pirë. Allahu i ishte mirënjohës për veprën, prandaj ia fali mëkatet.” Sahabët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, u shpërblyekemi edhe për kafshët?” - “Për çdo gjallesë që ka mushkëri të njomë ka shpërblim” , - u tha Pejgamberi ﷺ. Këtë transmetim e fuqizojnë Hamad ibn Seleme dhe Rebi ibn Muslimi nga Muhamed ibn Zijadi.”